FUSHE KRUJE-Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar shtetasin Ardit Xhixha 22 vjeç nga fshati Larushk, pasi gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan 28 kilogram marijuanë e ambalazhuar ne dy thasë plasmasi si ato të mbeturinave të cilën e kishte përgatitur gati për shitjen e saj kundrejt çmimit 150 euro për kg.

Njoftimi i policisë:
Sot me date 08.05.2018 nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve u be e mundur finalizimi i plan operacionit ku u be e mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Ardit Xhixha i biri i Luan dhe Suzana i dtl. 18.01.1996 lindur ne Fushe-Kruje dhe banues ne fshatin Larushk Fushe-Kruje.

Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ne baze te informacioneve ne siguruara ne rruge operative se shtetasi Ardit Xhixha disponon ne banesën e tij një sasi prej rreth 28 kg lënde narkotike marjuane te cilën e ka te ambalazhuar ne dy thasë plasmasi si ato te mbeturinave te cilën e ka përgatitur gati për shitjen e saj kundrejt çmimit 150 euro për kg.

Nga kontrolli banesës u gjet te fshehur ne një dhome dy thasë me lende narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: