TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin Klodian Çypi, i cili akuzohet për kultivim kanabisi. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se Klodian Çypi është arrestuar në zonën e Yzberishtit në Tiranë me urdhër të prokurorisë së Lezhës që e akuzon për kultivim kanabisi.

Kujtojmë se Klodian Çypi nuk është emër i panjohur për policinë. Para dy vitesh ai pretendonte se policia ka tentuar ta vrasë tek mbikalimi i Patokut, pasi donin t’i faturonin grabitjen në Rinas.

Para dy vitesh, gazetari Artan Hoxha publikoi provat që i ka vënë në dispozicion shtetasi Klodian Çypi, i cili pretendonte se policia ka tentuar ta ekzekutojë pa paralajmërim në 1 korrik 2016, për t’i faturuar grabitjen e parave në Rinas.

Klodiani pretendonte në atë kohë se kanë tentuar ta ekzekutojnë duke qelluar në drejtim të makinës së tij për ta veshur me një krim që se ka bërë, dhe të pushohej çështja. Ai pretendon se nëse do të eliminohej, tre grabitjet e bankave do ti faturoheshin atij. Policia pretendon se do të ekzekutonte një urdhër ndalimi, por personi në fjalë nuk ka ndaluar dhe ata kanë tentuar ta eliminojnë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: