BRITANI E MADHE – Marisa Papen është arrestuar nga autoritetet egjiptiane sepse ka pozuar e zhveshur në monumentet e famshme të Egjiptit. Modelja belge është habitur kur policia vendase e ka shoqëruar në komisariat se ishe zhveshur nudo raporton Daily Mail.

“Dy vitet e fundit kam realizuar fotografi në të paktën 50 vende, por rrallë herë përfundoj në situata të pasigurta”- ka thënë ajo. Papen dhe fotografi australian Jesse Walker vendosen të bëjnë një set fotosh në Egjipt edhe pse ishin në dijeni të zakoneve konservatore kulturore të vendit.

Roja i ka lejuar pas një bakshishi, por më pas u shfaqën dy burra. “Tentuam tua shpjegonim se po bënim art dhe se kishim respekt të madh për kulturën egjiptiane, por ata nuk shohin ndonjë lidhje mes zhveshjes dhe artit. Në sytë e tyre e gjitha ishte porno”- ka treguar modelja belge.

Megjithatë ajo pati idenë gjeniale që të fshinin fotot për të mos u lejuar policëve të gjenin prova. Pas disa orësh ata u liruan dhe u paralajmëruan që mos bënin kurrë më një akt të tillë të turpshëm, pasi artistët i kishin bindur autoritetet që nuk kishin realizuar asnjë foto, vetëm kishin provuar dritën.

Kur u kthyen në dhomën e hotelit, Walker arriti të rikuperonte fotot e fshira me një program të veçantë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb