ITALI– Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane në Modena, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Në pranga ka përfunduar 30 vjeçari shqiptar Bari Bega, teksa shqiptari tjetër rreth 20 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka arritur të shpëtojë.

Sipas policisë, shqiptarët janë autorë të disa vjedhjeve në vetëm dy muaj, konkretisht në komunat Baiso, Viano, Carpineti, Castelnovo Monti, Vignola dhe Castelnovo Rangone, njofton gazzettadireggio.

Pasi kryenin grabitjet shqiptarët fshiheshin në një parking në Fiorano Modenese e cila përdoreh si strehë. Shqiptari Bari Bega u arrestua pikërisht në parkingun e Fiorano Modenese, ku sapo kishte hipur në një makinë të vjedhur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: