Talenti i madh holandez, Justin Kluivert është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë. Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin italian Serie A. Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur një takim me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Sipas mediave holandeze, Kluivert së bashku me Raiolan kanë vendosur t’i thonë po ofertës së Romës. Roma i ka premtuar një fanellë titullari në krahun e majtë të sulmit dhe kjo e ka kënaqur Kluivertin.

Gjithsesi besohet se lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me një pagë vjetore prej dy milionë eurove por që pas çdo viti do të ketë rritje. Transferimi i 19-vjeçarit pritet t’i kushtojë Romës rreth 20 milionë euro.

Kluivert po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, PSG, Manchester United, Arsenal, Inter dhe Borussia Dortmund.

Por sulmuesi i talentuar ka zgjedhur Romën pasi i përshtatet stili i lojës dhe për arsyen se mund të luajë më shumë se në çdo skuadër tjetër. Kluivert këtë edicion ka shënuar 11 gola me fanellën e Ajaxit dhe ka dhënë 5 asiste.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb