SHBA- Të paktën gjashtë veta humbën jetën pas shembjes së një ure betoni për kalimtarë në Miami të Floridës.
Ura që u shemb të enjten ishte ndërtuar për të ndihmuar studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, që të shmangin kalimin e një rruge automobilistike me trafik të dendur.

Nëntë veta janë dërguar në spital me lëndime nga pasojat e shembjes, dy prej te cilëve janë në gjendje të rëndë, shkruan voa.

Ura, e cila nuk ishte hapur ende për kalimtarët, ra në mesditën e së enjtes sipas orës lokale, duke zënë nën vete një numër njerëzish dhe makinash. Një pjesë e urës 950 tonëshe ishte instaluar të shtunën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: