Nëse vërtetë mendoni se është një instrument i torturës, pse insistoni ta përdorni atë? Nëse nuk keni një gji të vërtetë të bollshëm, mund të bëni edhe pa ato, sytjenat nuk janë të domosdoshme. Më poshtë ju sjelli disa arsye përse nuk duhen përdorur.

– Ndiheni më rehat. Po ashtu zemra juaj nuk do të rrijë e ngjeshur dhe e tendosur nga sutjenat

– Gjoksi mbetet i fortë. Ky është rezultat i një studimi francez të Qendrës Hospitalier de Besançon i cili ka theksuar se gjoksi mbetet i ngurt dhe i atraktuar. Studiuesit shpjeguan se sytjenat nuk lejojne të zhvillohen indet mbështetëse.

– Po sipas këtij studimi francez, sytjenat do të shkaktonin probleme edhe në shpinë. Sidomos tek vajzat e reja që fillojnë të veshin sytjena kur muskujt e shpinës nuk janë zhvilluar plotësisht.

-Nëse nuk përdorni sytjen mund të vishni lehtësisht rroba me kurrizin jashtë dhe të dukeni më sensuale se sa me rripat e sutjenave pas kurrizit që heqin komplet sensualitetin tuaj.

-Një palë sytjena nuk mund të shkojnë më shumë se 9 muaj, kështuqë duke eliminuar ato mund të kurseni edhe disa shpenzime, duke qenë se origjinalet e tilla kushtojnë në çmime të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: