TIRANE- Pas ndryshimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, kryeprokurorja Arta Marku ka nisur lëvizjet edhe të drejtuesve në qarqe. Nga prokuroria e Elbasanit është larguar sot nga detyra drejtuesi Dritan Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit, e shkarkuar nga Arta Marku si kryetare e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Lirimi i tij nga detyra vjen vetëm pak orë pasi bashkëshortja e tij Rovena Gashi dorëzoi një padi në Gjykatën Administrative, ku kërkon pezullimin e vendimit të shkarkimit të saj.

Ndërsa Gashi njihej në Prokurorinë e Përgjithshme si krahu i djathtë i Adritaik Llallës, mësohet se edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016, pikërisht me urdhër të Adriatik Llallës.

Në lidhje me këtë situatë, pritet nga momenti në moment që drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina të dalë në një konferencë për shtyp.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: