Pas akuzave të botuesit të MAPO-s, Henri Çili se akademiku Artan Fuga kishte marrë 500 mijë euro nëpër universitetet private, ka ardhur reagimi dhe nga ky i fundit. Pas ‘luftës’ në distancë dhe përplasjeve, Fuga i drejtohet Çilit se nëse ai provon se ka fituar qoftë një qindarkë pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ai.

NGA: ARTAN FUGA
Pauvre de Henri Cili !
——————————–
Një lek, një lek, një qindarkë, Neim, po gjete se e kam fituar pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ty!

Miq më thonë se një njeri që e quan veten Henri Cili, paska mbush shumë faqe gazete të mapos sot, të cilën unë nuk e di sesa kopje shet, sa të ardhura nxjerr, dhe me çfarë financohet, se nuk më intereson kjo gjë, nuk e lexoj, ku paska treguar marrëdhëniet e tij me mua.
Sa gjatë dhe mërzitshëm…si e folura e tij! Unë nuk e lexoj mapon sado ai të më joshi qoftë edhe duke shpifur atje në gazetën e tij që e përdor si altoparlant të vetvetes.

Cfarë turpi!
Dhe sa gënjeshtra brenda!
Po, ja përsëris, asgjë që kam rrëfyer, fare pak, nuk është e pavërtetë.
Do të doja shumë që kujtimet e veta Henri që nga Bregu i Lanës t’i tregonte në fëngjisht, italisht, ose anglisht. Atëherë do të kënaqesha edhe më shumë.
Nëse këtij individi i duken pikëpamjet e mia ngjyrosur me punizëm, ato që nxjerr nga goja ai për gjoja liberalizimin e tij duhet ta dijë se sipas meje dhe në bindjen time prej studiuesi janë të njollosura prej kohësh me nota doktrinash fashiste. Por, Henri nuk ka faj, nuk është se i ka lexuar dhe është ndikuar andej. Nuk mund t’i lexojë dot!
As më shkon ndërmend ta mendoj këtë!
Edhe për ekonominë, edhe për arsimin e lartë, edhe për gjithçka. Aq sa çuditesh! .
I shkreti Henri qenka lodhur shumë dhe më sjell ndërmend Xhon Djuin që rilexoja mbrëmë e thoshte se kujtimet janë forma emocionale dhe imagjinare e zbukurimit të mjerimit dhe imagjinata e asaj që nuk ke.
Si e shpjegoni, pse sulmon me të çjerra Henri Cili tani? Imagjinoj një zë që i thotë : Sulmoje tani Artan Fugën, tani…! Me gazetë, me gjyqe, me çfarë të mundesh!
Në litaaaar Fuga!
Si shpjegohet që thotë se po e mbështes Lulzim Bashën me vonesë, kur pretendon se ai nuk më paska bërë presion ta mbështes vite më parë dhe unë kam pasur agjendë tjetër ?
Patjetër që më ka bërë presion dhe jo vetëm për këtë! Jo UET se UET është ndërtesë, me llaç dhe me tulla, dhe agjenci jofrymore, dhe nuk bën dot presion, por ai Henri!
Pse edhe gjumë me orën e Henri Cilit do të fle unë?
Aman me deliret e tua pretendon të përcaktosh se kur është vonë dhe shpejt për mua!
He më thuaj kur është vonë për mua, sepse ti je edhe psikolog! Më ke thënë se ke edhe diplomë psikologjie a diçka të tillë, kur më telefonove dikur para nja njëzet vjetësh se nuk e mbaj mirë mend me kërkesën për t’u njohur me mua.

Falemnderit që e njeh se kam ndikuar në doktorimin tënd.
Do t’i tregojë edhe ato histori, por ngadalë. Kur të më vijë!
Po a mund ta na i përkthesh pak doktoraturën tënde nga frëngjishtja në shqip? Ta shohi pak publiku?
Sa e blertë është ajo!
Ja kaq është për sot kërkesa ime! Të më japësh kënaqësinë ta lexoj në shqip doktoraturën tënde!
Sigurisht une nuk do të rri të ndjek rrjedhat psiqike të këtij individi që megjithë kërkesat e tij, i kam thënë se as denjoj ta takoj as t’i flas, dhe i kam hequr edhe numrin nga celulari, aq shumë më ka neveritur.
Në fund pash se më kërcënonte se poqese do të tregoja kujtime të tjera nga jeta ime do të më çonte në burg, në litar, a në dreq.

Qenka tremb Henri! Më kërcënon me gjyq ky mbrojtës i flakët i fjalës së lirë!
Ky tip vërtet të bën të shkulesh gazit!
Mos ki frikë nga kujtimet e mia ! Janë të dobishme për opinionin publik. Nuk gënjej për asgjë, as nuk ofendoj, vetëm të vërteta me prova dhe dëshmitarë.

Paska treguar edhe të ardhurat e mia të fituara me punë, sipas ligjit, sipas kontratës, te UET, sakohë ende mendoja se mund të bëhej një shkollë e vlefshme për rininë shqiptare.
Për vite e vite me rradhë pune, për qindra e qindra orë të vërteta mësimi, për dhjetra ekspertiza e këshillim, mijra orë pune të lodhshme, më numuron se kam marrë 110 mijë dollarë!
Dëshiron të manipulojë opinionin publik, zakon i lashtë!
Po të shumëzosh 40 vite pune të miat me lekët e pagës mujore kushedi sa dalin!
Këtu kujton se arrin kulmin në perversitetin e tij!
Mirë që e pranon se i kam fituar sipas rregullave dhe kontratave!
Madje me punë unë kam fituar dhe fitoj edhe
nga botimet e librave të mi,
nga bashkëpunimi dikur me mediat,
nga bursat dhe misionet e kërkimit shkencor,
nga të ardhurat e pagës sime në Universitetin publik,
nga trashëgimi të vogla, nga gjithçka që ligji e konsideron burim i ndershëm të ardhurash, nga gjithçka që quhet punë e ndershme!
Madje edhe nga interesa bankare!
Një lek, një lek, një qindarkë, Neim, po gjete se e kam fituar pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ty!
Nuk kam miliona euro borxh!
Nuk spekuloj në pasuri të patundshme!
Nuk marr projekte nga borde ku jam antar!

Nuk paguaj njeri e shpërndaj rryshfete duke e justifikuar me lloj lloj marifetesh !
Por kjo nuk përjashton që shteti shqiptar më ka ende qindra miliona lekë mua dhe familjes sime! Po presim me durim ne nuk ka problem. Kur të vijë rradha.
Sikurse prisja pa fund, muaj të tërë për të marrë pagat e UET që administrator Henri i jepte me vonesë disa mujore. Mbase tani kolegëve atje nuk ju ndodh më kjo gjë, sepse do të ishte poshtërim, fyerje, dhe shfrytëzim!
Atëhere përse publikon të ardhura që i quan të ndershme ?
Kujton se kam turp nga puna ime!
Cfarë budallalliku!
Pa tregoji edhe rrogat që marrin të punësuarit e tjerë te ti! Pa trego edhe pak rrogat edhe fitimet e tua!
Madje unë këtë kërkoj nga ligja për arsim të lartë ! Të bëjë transparente buxhetin dhe shpërndarjen e tij, nga shkojnë e nga vijnë paratë e agjencive si UET dhe të tjera.
Por, jo! Ato dalin vetëm kur Henri Cili do të sulmojë bamirësit e tij !
Kjo do të ishte korrekte. Por Henri vetëm korrektësinë tregon këtu se nuk e njeh. Vetëm pështyn!
Pastaj këto të ardhura që kam fituar me punën time Henri i shumëzon me pesë dhe deliron si një mashtrues i rëndomtë se unë kam fituar nga universitetet private 500 mijë euro!
O gënjeshtar!

Po provove këtë do të t’i kthej të gjitha rrogat që kam fituar para nja gjashtë vjetësh e tutje në UET, përndryshe të shpall mashtrues!
Kështu janë gënjeshtrat e tua, realiteti i shumëzuar disafish!
Provoje, provoje!
Dhe shko merru me avokatin tim nëse nuk e provon dot!
Nuk jam kundër universiteteve private, madje edhe sot bashkëpunoj korrektësisht me një prej tyre, dinjitoz, por jam që ti ta ndalësh pështymat, fyerjet dhe shpifjet, dhe sabotimin tënd ndaj universitit publik dhe agjencive publike duke marrë studentë nëpërmjet dhunës administrative shtetrore!
Se po të hidhte në gjyq për fyerje dhe shpifje universiteti publik ty, kushedi sa lekë do të kishte fituar.
Nuk mund ta detyrojë shteti studentët të vijnë te ty!
Ky ligj duhet përmbysur sa më parë. Duhet hedhur në kosh!
Nuk mundet shteti të ndalojë universitetet publike të mbajnë hapur shkollat doktorale që të të favorizojë ty!
Se mbyllja e shkollave ka ndodhur vetëm në Serbinë e Millosheviçit!
Ky është perversiteti i atij ligji që ti mbron sepse të vjen për shtat !
E kanë kapur keq si duket dhe më jep përshtypjen se një zë i thotë: O sulmo Artan Fugën, o…!
Më sjell reminishenca Henri dhe do t’i ekzorcizoj!
Eshtë më e fortë se unë, dhe do t’i tregoj edhe në shqip, edhe në frëngjisht! Po deshe edhe në kinezçe!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: