TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka analizuar sot në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” të gazetares Eni Vasili skemën e grabitjes së bankave deri tek operacioni i sotëm i policisë “Patrioti” që çoi në arrestimin e 4 nga 6 autorëve të dy grabitjeve të bujshme në “Qafën e Kasharit”.

Hoxha ka dhënë detaje të tjera, të reja që “BalkanWeb” i sjell më poshtë.  Ai tha se grabitjet ishin një krim i sofistikuar nga njerëz gjakftohtë, pasi në të gjitha rastet nuk kishte pasur viktima.

“Policia e ka bërë detyrën. Detyra primare të garantojë jetën dhe bizneset e qytetarëve. Suksesi i operacionit të sotëm qëndron në faktin që kishim të bënim me një vepër kriminale që ishte përsëitur brenda 24 muajsh 4 herë. Iu kishte kushtuar bankave të nivelit të dytë një dëm prej 11 milionë eurosh, kishin sjellë panik tek bizneset dhe kompanitë e sigurisë. Kishim të bënim me një lloj krimi të sofistikuar.

Kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me një grup kriminal që ka në brendësi pjesëtarë apo ish-pjesëtarë të forcave komando. Kujdesi për të mos shkaktuar të vrarë. Në gjithë këto grabitje nuk pati policë të vrarë. I kryenin grabitjet me ftohtësi”, tha gazetari.
artan hoxha1

Si ka lindur ky operacion?
Në këtë grabitje kishim pamje filmike që vinin nga qytetarët, ishte fat i madh dhe pati bashkëpunim të policisë me qytetarët. Autorët nuk janë larguar 10-15 km nga vendi i krimit. Një autor gjakftohtë bën pikërisht këtë gjë. Suksesi i operacionit, goditja njëkohësisht në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin autorët.

Aq e sigurt ka qenë policia sa e ka filmuar operacionin. Filmimi është procedurë e forcave RENEA, ose speciale.

Fakti që mediat kanë qenë aty tregon se policia ka qenë e bindur që autorët kanë qenë aty.

Policia mori 4 mln euro pajime të reja dhe sot i përdori për herë të parë. Për fat të mirë nuk ka patur të dëmtuar. Nga 6 janë kapur 4, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Çështja tashmë i mbetet në dorë prokurorisë.

Kemi një shifër finale të shumës së grabitur?

Nuk kemi shifër finale pasi do mbahet një procesverbal dhe janë duke analizuar procesverbalin.

Çfarë mendoni për këtë fakt se autorët kanë qenë profesionistë të ushtrisë?
Ata vepronin për 3-4 minuta dhe një gjë të tillë e bëjnë vetëm forcat RENEA. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë më njerëz të stërvitur. Ata kishin studiuar dhe kishin pajisjet e duhura. Fation Xhyliu është një person i trajnuar që njeh mirë armët dhe mënyrën si ndërhyhet.

Sa kohë ka që funksionin kjo bandë, thuhet që ka lidhje me bandën e babagjyshave?
Ernest Kupa është një person si i dyshuar edhe për grabitjen e argjendarisë në qendrën tregtare. Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika kanë qenë pjesëtarë të trupave të NATO-s në Afganistan. Dhe njerëz të tillë kur mbeten jashtë vëmendjes së shtetit shikoni si kthehen.

Do doja të rikthehemi pak tek detajet, çfarë ndodhi me këtë grabitje, ku gabuan?
Kjo është ngjarja e 4 dhe tek të 4 të bëjnë të dyshosh se janë një dorë e njëjtë. Specialistët më të mirë janë në qytete të mëdha se fluksi është më i madh. Këtë radhë ngjarja krijoi një problematikë të madhe dhe u kthye në një betejë. Unë mendoj se policia ka bërë detyrën dhe jo si një hakmarrje ndaj atyre që e kanë akuzuar për paaftësi. Kemi një trekëndësh ku ka pasur grabitje dhe rrëmbime si nëpër filma. Targat e makinave të djegura rezultatin se i përkisnin disa qytetarëve në Shkodër.

A kanë bashkëpunuar qytetarët në këtë operacion?
Edhe qytetarët kanë dhënë informacione dhe kanë ndihmuar që në këtë rast policia ketë sukses. Nuk kanë ndihmuar autorët. Si në rastin e Balilit, që nuk e shesin këtë të fundit. Policia ka mundur t’i arrestojë brenda 5 ditëve. Operacioni nisi pas 5 ditësh. Kjo hyn tek pjesa e suksesit të këtij operacioni. Një nga provat e rëndësishme janë kartëmonedhat e kapura, ato janë paratë e grabitura të bankës. Dhe lokalizimi i tyre, zbulimi i vendndodhjes së tyre. vetëm për të kryer grabitjen kanë përdorur 4 makina, ata janë munduar të fshehin gjurmët dhe makinat. Personi i parë që u mbaj i ndaluar, bashkë me vëllain, janë dërguar në një ambient special nga policia ku përgjohen. Se di sa rezultativ ka qenë. Grabitja parë që kanë bërë ata ka ndodhur në 12 shkurt, pastaj në 3 dhjetor të 2015, dhe në qershor në Rinas dhe në 9 shkurt. Këmbëngul që pas ngjarjes së 3 dhjetorit dhe 9 shkurti janë pas këta persona.

Të arrestuarit e sotëm ku do të mbahen. Si do procedohet me ta?
Ata sot janë në Drejtorinë e Policisë, të izoluar. Ka seanca që behën edhe pa praninë e avokateve, pro seancat e radhës do jenë në prezencë të avokatëve, edhe familjarët e tyre s’kanë gjetur ende avokatët. Ata brenda 72 orëve do dalin në gjykatë për masën e sigurisë, ku siç mendohet do jetë ‘arrest me burg’. Fakti që dy të shpallurit në kërkim tregon se janë brenda bashkisë së Tiranës, tregon se policia i ka në dorë. Do ishte interesant fakti që të zbulohet se kush punonjës fshihen pas këtyre grabitjeve, pasi nuk kanë grabitur asnjëherë të njëjtën bankë. Ata kanë pasur informacion për atë ngarkesë dhe jo dy ngarkesat e tjera.
(d.d/m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: