TIRANE – Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me akuzat e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, pas publikimit të lajmit se ai kishte hyrë në burgun 302 për të takuar një të paraburgosur. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Artan Hoxha tha se mesazhet e Brahos nuk e trembin, dhe se ai i ka kuptuar qarte mesazhet e koduara qe i ka derguar kryetari i komisionit parlamentar te sigurise.

Sot ka patur një prononcim dhe nga vetë zoti Braho për vizitën në burgun 302…
Artan Hoxha: Më kanë njoftuar sot në mëngjes. Më thonë që ka patur një intervistë te zotit Braho në ‘Gazeta Shqiptare’, e cila ka patur jehone te gjere dhe e kane shperndare te gjitha portalet dhe web-et në internet. E lexova me vëmendje diku nga mesdita. I kushtova rendesi për më tepër, se ka folur kryetari i komisionit të rendit dhe sigurisë, një figurë e rëndësishme e parlamentit shqiptar. U habita qe zoti Braho me kishtre kushtuar kaq vemendje dhe rendesi. Ndersa në lidhje me çështjen konkrete. Unë nuk e kam përmendur emërin e zotit Braho ne publikimin e lajmit nje jave me pare. Kam menduar se mund të kenë hyrë deputetet Pirro Lutaj, apo Xhemal Qefalia, te cilet kane dhe nje eksperience ne te kaluaren ne sistemin e burgjeve. Por më rezultoi që s’paskan hyrë këta. Ne fakt une deklarova se behej fjale per nje deputet te rendesishem te parlamentit, pa e specifikuar kush dhe kjo gje mund te provohej nga kamerat e sigurise ose nga rregjistri i hyrje-daljeve ne burgun 302. Nuk me shkoi mendja se do kishte hyre nje deputet kaq i rendesishem, sa kryetari i komisionit të Sigurisë, nje deputet me nje karriere te gjate ne politike. Ne fakt eshte  Braho qe përveçse ka identifikuar veten se ka qene ai deputeti qe ka hyre ne burg, por edhe se ka takuar nje person te hetuar per korrupsion. Kam deklaruar nje jave me pare, se gjate vizites se deputetit ishte kerkuar te fikeshin kamerat e sigurise, qe takimi te mos filmohej, por personeli i burgut e kishte refuzuar kete kerkese. Deklarova se ka hyrë për të takuar një ish/nëndrejtor të burgjeve perfaqesues i LSI-se. Pjesa që unë kam artikuluar eshte pranuar nga intervista e zotit Braho ne pjesen derrmuese te saj. Nuk do të merrem shumë me zotin Braho, sepse nuk jam politikan, dhe nuk kam as tagrin, moshen apo statusin juridik te merrem me te. Une jam thjeshte nje gazetar. Kam patur kontakte me pare me Zotin Braho, pasi jemi nga e njejta krahine dhe kemi komunikuar kur na eshte dhene mundesia. Jam shqetësuar kur kam mesuar se ka patur probleme serioze shëndetësore. Por e ka përballuar mjekimin jashte shtetit me fondin prej 48 milione lekesh te vjetra te akorduar me 22 qershor 2016 nga qeveria shqiptare. Me ka ardhur mire qe ky investim i qeverise Rama dhe taksapaguesve shqiptare ka sherbyer per te kthyer prane familjes dhe ne detyren e rendesishme ne parlament, deputetin Braho. Ne si televizion kemi bërë një betejë të madhe për femijen Kristi Maze dhe qeveria nuk i dha ndihme me fondet e taksapaguesve per ta shpetuar. Por u desh qe shqiptaret te mblidhnin vet 160 mije euro qe femija te operohej ne Itali. E rëndësishme është qe zoti Braho ta ketë kaluar semundjen dhe te jete mire me shendet, të tjerat rregullohen, këtu jemi. Më përmendi burgun. Unë kujtoj që kam një çështje me prokurorine per krime te renda, e cila vazhdonë të me mbajë në mënyrë të paligjshme telefonat e mi, duke me penguar te permbush detyren time. Telefonat jane mjetet e mia te punes dhe aty kam kontaktet me informatoret apo bashkepunetoret. Po të kisha telefonat ne perdorim do ta ndihmoja Komisionin e Sigurisë për personat që kishin hyre ne burg. Ne keto telefona kam dhe kontaktet me zotin Braho, por ne keto kushte e kisha te veshtire te lidhesha me te. Gjeja që nuk më vjen mirë është mesazhi kercenues qe deputeti veteran eshte kujdesur te me percjelle pa diplomaci. Braho është një nga deputetet më të vjetër, jo vetem ne moshe, por edhe ne jetegjatesi ne parlament. Dhe ky fakt nuk e ndihmon pozicionin e tij ndaj medias. Nese do te isha keshilltar i tij, nuk do tia sugjeroja nje veprim te tille. Para pak kohësh kam përmendur ne menyre simbolike edhe çantën e zezë me te cilen ai eshte shfaqur disa here ne media per te publikuar materiale kompromentuese ndaj politikaneve shqiptare apo per te trysnuar personazhe te njohur. Braho tha se çanta e tij e zeze eshte me 6 ndarje, dhe nje nga ndarjet eshte e mbushur vetem me materiale kompromentuese per mua. Nuk mendoj se ka gje per mua, sepse nuk ka cfare te kete. Gjithsesi me inkurajon fakti qe ne çanten e zeze te Baba Takut, e cila paska vetem 6 ndarje, njera prej tyre me qenka kushtuar vetem mua. Sigurisht qe zoti Braho eshte kujdesur te me percjelle nje mesazh te forte kercenues. Duke me kujtuar se do kujdeset te me vizitoje kur une te perfundoje ne burg. Une e falenderoj per kete inkurajim qe me jep. Por i kujtoj se ne kemi edhe një të përbashkët, jemi nga e njëjta krahine. Dhe si ka thene bashkepatrioti yne, Ilir Meta, kryetari i partise ku militon zoti Braho, jemi me origjine thellesisht malore.   E permend kete gje per te treguar se nuk me trembin dhe nuk me shqetesojne shume keto mesazhe, tashme jam mesuar me situata te tilla. Unë nuk e ngatërroj kollaj kodin 302 që përdor Garda e Republikës për lëvizjen e funksionarëve të lartë të shtetit me numrin 302 që ka burgu në rrugën “Mine Peza”.

Klodi është folur për një letër-porosi të drejtorit të burgjeve se nuk do të lejohen më deputetë pa leje…
Është Avokati i Popullit që ka mekanizim që mos të lajmëroj njeri për të hyrë në burg. Edhe deputetë të Kuvendit të Republikës mund të krijojnë vizita, mund të të shkojnë për të parë se si janë kushtet. Pra secili deputet i Kuvend, mund të trokas dhe mund të hyjë në burg. Një sërë deputetet janë futur në burgje, pa dhënë asnjë arsye të qartë në lidhje me vizitën. Në ditën që ka hyrë zoti Braho, që ka pasur takim me ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iliaz Ladin, madje dhe deputeti Kadeli ka hyrë për të takuar një të burgosur. Manjani ka marrë një nisëm e re që do shkoj edhe me ndryshime ligjore, që secili deputet duhet të marrë më parë leje nga ministri i Drejtësisë. Duhet të japë edhe emri e të dënuarit që do takojë. Fluksi i madh i deputetëve, ka detyruar Manjanin të marrë këtë nismë ligjore, e cili është dërguar drejtorit të burgjeve. Nuk i hy diskutimit se Braho dhe Kadeli kanë takuar njerëz kriminal në vend. Në intervistën e Zotit Braho thotë se ky urdhër është i paligjshëm, ndaj ata kanë të drejtë ligjore që të bëjnë ankimim. Pas publikimit të lajmin nga ‘News24’ SHKB nisi punën për verifikim të rasteve. Nëse vërtetohet se do jenë fikur kamerat, atëherë do ketë edhe arrestime dhe pasoja të rënda për persona që kanë shkelur ligjin.

U shprehet Tani se u çuditët nga fakti se ju ka përmendur Braho. Por në fakt ju ka përmendur edhe kryeministri dje në ‘Opinion’..

Artan Hoxha: Nisida më gjetët të papërgatitur për këtë fakt. Redaksia e “News 24” është kthyer në nje sektor të luftës kundër narkotikëve sepse ka një grup gazetarësh, të trajnuar, kameramanë dhe mbeshtetje logjistike per ta informuar publikun ne lidhje me kete fenomen kriminal.

Klodiana Lala: Janë deklarimet në media dhe publikimet në media për të marrë nisma të rëndësishme. Ministri Manjani nxori urdhëresë për hyrje-daljet e deputetëve nga burgu. Më konfirmojnë nga ministria e Drejtësisë se ka patur kërkesë për fikjen e kamerave, por administrata nuk ka pranuar.

Artan Hoxha: Ne thamë që kishte patur indicie nga brenda burgut, që kishte patur një tentativë pë të fikur kamerat e sigurisë. Unë po ta dija që kishte qenë zoti Braho, do të gjeja kohë të konsumoja këtë bisedë me zotin Braho, se si ishte puna përse kishte hyrë në burg. Unë kam komunikuar me dy deputetët që përmenda me larte, Lutaj dhe Qefalia. Ata më thanë se nuk kishin qenë ne burg dhe më shpjeguan mënyrën se si veprohet ne raste te tilla.

Klodiana Lala: Nëse një deputet shkon në kuadër të misionit të tij si parlamentar, ai do të futet dhe do ta kryejë këtë vizitë, nuk do të pengohet nga administrata. Unë nuk dua ti hy diskutimit nëse ka patur takime me persona të tjerë. Zoti Braho ka deklaruar se ka vajtur në paraburgim me të afërm të Iljaz Labit. Nuk ka vajtur si deputet. Ministria e Drejtësisë është shumë e qartë nuk do të fshihet askush pas gishtit, të bëjë vizita në burg vetëm sepse është deputet.

Artan Hoxha: Mjetet e mia të punës janë sekuestruar ne prokurori. Nuk e di nëse ata do te marrin ndonjë masë më te rreptë sigurie ndaj meje, perfshire dhe heqjen e lirise. Çfarë nuk bën vaki. Nuk kam dashur te jem ne kete situate qe ti ktheje pergjigje nje deputeti, por jam detyruar ta bej kete gje.  Nuk kam as tagrin, as moshën e as karrierën që ka në politikë dhe jurisprudencë Zoti Braho. Puna që ka bërë këto ditë ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e Burgjeve te nxitura nga investigimi jone, deshmon se ne kemi patur te drejte. Ata kane rishikuar rregulloren dhe ne ndihemi krenare qe kemi ndihmuar sadopak ne përmirësimin e sistemit te sigurise në burgje. Në të kaluarën ka pasur jo pak raste, kur deputetet te ndryshem kane hyre ne burg, por nuk janë publikuar në media. Ka patur deputetë të Kuvendit, qe kanë hyrë në burgje dhe kanë takuar persona me te kaluar kriminale, gje te cilen nuk eshte normale ta bejne.

Klodiana Lala: Zoti Braho e ka pranuar se ka hyrë në burgun 302, pro ata që fshihen janë problemi. Ka pasur edhe deputetë të tjerë që kanë hyrë nën petkun e deputetit dhje kanë takuar persona të burgosur.

Kjo çështje ka nisur nga kërcënimi i Llallës. Si po shkojnë hetimet?
Klodiana Lala: Hetimi po mbahet sekret, i cili dyshohet për gjobëvënie personash. Është shpejt për emra. Ajo që dua ta them se largimi i familjes së Llallës, është një mesazh dekurajues për punën e prokurorëve, ku shumë prej tyre kanë marrë kërcënime me jetë për familjet e tyre.

Artan Hoxha: Mbas publikimit të lajmit në media, që Llala është kërcënuar, kane ndryshuar masat e sigurisë ndaj tij. Me pare, kryeprokurori gjatë aktivitetit ditor ne pune  dhe familja e tij jane siguruar nga nje eskorte prej 8 personash. Nga momenti që është publikuar ky lajm, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë dhe ka dyfishuar numrin e eskortes së kryeprokurorit, gjatë kohës që ai është në detyrë apo banesë. Kjo është bërë me policë me uniformë, apo civile të Policisë Kriminale. Tashmë është fakt që për prokurorin e Përgjithshëm janë marrë masa të tjera dhe garantohet në mënyrën më të sigurt veprimtaria e tij dhe institucionit qe ai drejton.

A i konsideroni kërcënime deklaratat e Zotit Braho?
Ai është njeri që flet me simbole dhe mesazhe te koduara. Eshte nje jurist dhe politikan i rregjur qe e njeh mire kete fushe. Duke patur parasysh simbolikën e mesazheve te tij une duhet te behem gati te perfundoje ne burg, ne nje kohe te afert, afatmesme, apo afatgjate. Gjithsesi e falenderoj qe me garanton se do me vizitoje kur te jem ne burg dhe do te kujdeset per lirite dhe te drejtat themelore. Sigurisht nuk është fare normale që një deputet kaq i redesishem të përcjelle mesazhe të tilla në publik. Sidomos ndaj gazetareve, pavarsisht nese jam une apo dikush tjeter. Ne lidhje me kercenimin po ju them qe nuk me shqeteson shume pasi unë jam në një situatë procedimi ne prokurorine per Krimet e Rënda. Nuk është aspak etike qe kushdo deputet apo politikan te beje kercenime te tilla me mesazhe te koduara, te bej presion apo shantazh duke te kujtuar burgun apo permendur se ka dosje kompromentuese ndaj gazetareve. Pavarsisht  kesaj duke e njohur mire zotin Braho edhe ne te shkuaren, jam përpjekur t’i shqipëroj dhe ti kuptoj qarte mesazhet e koduara. Ju kuptova qarte juve, zoti Braho.

Klodiana Lala: Të jeni i sigurt Zoti Hoxha se po ratë në Burg, i pari që do ju takojë në burg, do jetë Zoti Braho dhe kjo nuk eshte pak per ju.

 

“Mesazhi” i Spartak Brahos për Artan Hoxhën: Çanta ime ka 6 ndarje, njëra është për ty

PJESE NGA INTERVISTA NE GSH

A është e vërtetë që gjatë vizitës suaj në burgun 302 janë fikur kamerat regjistruese?
Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm. Këtu ka njëvajhistori intrige që dikush është i interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014.

Përse e thoni që mund të bierë në burg për shpifje gazetari Hoxha?
Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja?
E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut.
(er.nu/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: