TIRANE- Koncerti “Per ty Atdhe” u organizua sonte në mbrëmje me pjesemarrjen e solisteve të TKOBAP, Eva Golemi dhe Ylber Gjini, Korit dhe Orkestrës së TKOBAP nën drejtimin e Edmond Doko.

Ky koncert u organizua falas për të gjithë nostalgjikët e këngëve më të bukura të kompozitorëve më të njohur shqiptarë si Avni Mula, Thoma Gaqi, Çesk Zadeja, Mustafa Krantja, Kujtim Laro e Pjeter Gaci.

koncert2Për herë të parë në këtë koncert u interpretua një pjesë simfonike e titulluar “Rapsodi e shqiptarëve Nr 1” e kompozitorit shqiptar Anesti Nova, i cili rikthehu në vendin e tij pas më shume se 70 vitesh pasi ka emigruar në Turqi e Amerike.

Festimet për Naten e Bardhë vazhduan më pas në sheshin para TKOBAP, me pjesemarjen e trupave te ndryshme artistike, numra baleti, koncert me kengë dhe valle nga Ansambli Popullor, koncert me Muzike Dhome, Koncert i Korit të TKOBA. (ATA)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: