Prej disa ditësh dy artistët Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale dhe fotografive se kanë nisur një tur në botë.

Dy artistët shqiptarë me famë botërore gjenden në Argjentinë në këtë mes shtatori, ku për nder të 160 vjetorit të Teatrit Colon kanë performuar veprën e njohur të Verdit, “La Traviata”.
samir-Copy-159x200

Performanca e tyre ka mahnitur publikun e pranishëm në teatër, të cilët janë ngritur në këmbë dhe i kanë dhënë një duartrokitje të gjatë artistëve që performuan në skenë.

Interes të veçantë shfaqen edhe platformat online të cilat e transmetuan live eventin, duke shënuar një numër të lartë shikuesish.

Dyshja Jaho dhe Pirgu kanë ngritur publikun në këmbë kudo ku kanë shkuar e kanë performuar, duke bërë krenarë çdo shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb