Artisti dhe pirati kibernetik nga Brooklyn, KATSU, përdori jashtëqitje për të krijuar portretin e shefit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Portreti është shfaqur në një ekspozitë në Nju Jork, e titulluar “Kujto të Ardhmen”.

Kjo nuk është hera e parë që KATSU përdor lirinë e tij si artist për të shprehur mospëlqimin ndaj Zuckerberg-ut. Në prill të 2013-ës, KATSU shpërndau nëpër Nju Jork piktura të Mark Zuckerberg me sy të zinj.

Artisti tha për Gizmodo se ai ishte mërzitur me mënyrën sesi Facebook mbledh të dhënat e përdoruesit. Sipas artistit, Zuckerberg e meriton të përqeshet, madje e quan atë një mutacion.
“Kujto të ardhmen” ishte një ekspozitë për artin e teknologjisë ku u shfaqën edhe armë të printuara 3D, robotë dhe një ekran që shfaqte KATSU-në duke luajtur “Grand Theft Auto” nga një zonë e pazbuluar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb