TIRANE-Alexandër Arvizu në ikje nga Shqipëria shprehet mbi momente të caktuara gjatë viteve si ambasador në Shqipëri, por dhe keqardhje për dicka.

“Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin. Do kujtoj me mall që sa herë kam udhëtuar jashtë Tiranës, shpesh në shumë raste jemi të ftuar në shtëpitë e njerëzve, në disa raste e  kanë ditur që do shkoja dhe kanë qenë të përgatitur, por në shumë të tjera jo. Kam vizituar shumë shtëpi të thjeshta dhe modeste, por tryeza ka qenë gjithmonë plot dhe sigurisht edhe rakia. Mënyra se si trajtohet miku…duhet ta ndjesh këtë që ta përjetosh. Janë këto kujtimet vetjake në harkun 4-vjecar që unë do t’i marr me vete. Më vjen keq që është e turpshme që gjithcka politizohet këtu. Politika në SHBA e në shumë vende mund të jetë e shëmtuar, por këtu është konsumuese, të gërryen, të ha dhe është dicka që largohem me keqardhje. Kam parë imazhet e njerëzve që kanë valvitur flamurin në shesh në 100-vjetor, pas ngjarjes së Beogradit dhe kam thënë që kjo është e shkëlqyeshme. Ka shumë pasion dhe ky pasion duhet përdorur për gjëra të mëdha për vendin. Përse nuk mund të zbatosh këtë krenari dhe ta bësh vendin tënd një shembull të shkëlqyer për të tjerët? Nuk e di përgjigjjen e kësaj”, u shpreh ai dje në emisionin ‘Top Story”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: