TIRANË – Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu shpreson që bojkoti i PD-së të përfundojë sa më shpejt dhe kjo parti të kthehet në Kuvend. Këtë deklaratë Arvizu e ka bërë mbrëmjen e sotme, i ftuar në aktivitetin e TED-x Tirana, për dhunën ndaj gruas.

I pyetur nga gazetarët për takimin që ka pasur sot me Presidentin Bujar Nishani, Arvizu e konsideroi takimin si rutinë. “Ne takohemi shumë shpesh për gjëra të ndryshme, që janë të interesit reciprok dhe takimi i sotëm është i kësaj kategorie,” – tha ai.

Lidhur me pjesëmarrjen në aktivitetin e TED-x, ambasadori amerikan tha se “ne jemi të kënaqur që prezantojmë ambasadën tonë këtu. Shumë vetë janë të familjarizuar me formulën e TED-x, që rrënjët i ka nga Lugina e Silikonit. Fokusi është tek informacioni dhe teknologjia.

Kjo ditë përfundon fushatën 16-ditore të luftës kundër dhunës ndaj grave. Kemi zhvilluar një sërë aktivitesh për këtë fushatë, por aktiviteti i sotëm ka një suazë më të gjrë. Ai fokusohet në atë 50% -in që njihet si gratë dhe vajzat. Fatkeqssisht, kjo përqindje e popullsisë ka bërë përparim, po nevojitet më shumë që të bëhet.

Do të zhvillojmë një diskutim të hapur për hapat pozitivë që janë hedhur, por dhe të kemi një diskutim të sinqertë mbi disa hapa konkretë, për të promovuar më shumë mundësira dhe një barazi të vërtetë gjnore,” – theksoi Arvizu.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb