Antoine Griezman, futbollisti i At. Madrid është i preferuari i shumë skuadrave ‘big’ të Europës për ta patur në organikën e tyre. 24-vjeçari po kërkohet me ngulm nga anglezët e Manchester United dhe spanjollët e Real Madrid, por sipas mediave spanjolle asnjë nga këto dy ekipe nuk do jetë destinacioni i radhës.

Sipas El Mundo Deportivo, presidenti Josep-Maria Bartomeu është takuar me familjen e yllit të Atletico Madrid, për të finalizuar marrëveshjen për sezonin e ardhshëm.

Barcelona thuhet të jetë gati të paguajë 100 mln euro për lojtarin e përfaqësueses franceze, i cili fitoi Këpucën e Artë në 2016 dhe ka një kontratë deri në 2022 me klubin kryeqytetas.

“Barça ka gjetur akordin me Griezmann për sezonin 2018/19 pasi ka folur me përfaqësuesit e tij,” raporton Mundo Deportivo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: