TIRANE- Pas debateve që kanë shoqëruar zgjedhjen e kryesisë Akademisë së Shkencave, ditën e sotme është vijuar edhe me zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë së këtij institucioni.

Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në mbledhjen e saj të datës 11 shtator 2017, në mbështetje të rendit të ditës, vendosi krijimin e Komisionit të Akademikëve me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për të gjitha çështjet e reformës institucionale të kërkimit shkencor dhe të Akademisë së Shkencave.

Komisioni përbëhet si më poshtë:
Akademik Apollon Bage, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Artan Fuga, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Anastas Angjeli, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Anesti Kondili, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademike Aurela Anastasi, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Floran Vila, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Jani Thomai, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Neki Frasheri, anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Akademik Luan Starova, Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë
Akademik Ali Aliu, Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Akademik nderi Matteo Mandald, në Universiteti i Palermos, Itali (arbëresh)
Anëtare nderi e Akademisë prof. dr. Mira Mezini, Universiteti i Teknologjisë në Darmshtat, në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb