TIRANË- Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi në fjalën e mbajtur të shtunën në hapje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, deklaroi se bashkëpunimi rajonal është mjaft i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të rajonit nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim, pasi vetëm me përpjekjen e përbashkët rajoni do të mund të vazhdojë rrugën drejt BE-së”, deklaroi ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Ekonomi.

Sektori elektro-energjetik është një ndër sektorët, që sipas ministres Ekonomi, do të bënte që bashkëpunimi rajonal të ishte i suksesshëm. Lidhur me këtë, ajo siguroi se Shqipëria mbetet e hapur për të bashkëpunuar me vendet e rajonit. “Për Shqipërinë bashkëpunimi rajonal do të thotë angazhim i përbashkët për të ruajtur paqen dhe për të rritur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm”, theksoi ministrja Ekonomi.

Sipas saj, Shqipëria po kalon transformim të rëndësishëm, ku rritja ekonomike po merr hov, ndaj dhe qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë të gjitha masat dhe reformat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Ekonomi deklaroi se gjendja ekonomike në vend është e stabilizuar. “Në 5 vitet e fundit Shqipëria shfaqet ndër vendet me fluksin më të lartë të investimeve të huaja në rajon”, informoi ministrja Ekonomi.

Kjo Asamble, sipas ministres Ekonomi, është një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë. Arsyeja e kësaj Asambleje është rritja e bashkëpunimit në nivel më të gjerë, por edhe angazhimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, nisi të shtunën punimet në Tiranë. Ky takim, që po mbahet për herë të parë në Shqipëri, bën bashkë më shumë se 250 parlamentarë nga 28 vendet anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që do të diskutojnë çështjet e sigurisë ndërkombëtare aktuale.

DEBATET

Përfaqësuesi i Gjermanisë: Pashë një Shqipëri me dy fytyra. Në Durrës në hotelin ku rri, pashë të rinj me makina të shtrenjta. Çfarë mund të na thoni se ç’po bën qeveria për të bërë ekonominë formale?

Ekonomi: Jemi të ndërgjegjshëm që ka mosbarazi mes zonave. Për zonën juglindore jemi duke vijuar me projekte. Në veri kemi të tjera projekte. Dhe që të mos jetë përqendrimi vetëm në Tiranë. Problemi jonë është te informaliteti. Jemi duke punuar për taksat. Së pari kontrolluam në terren. Kemi rënë dakord që të zgjidhim informalitetin që të bëhet deklarimi i tyre online. Dhe tani punonjësit e tatimeve po bisedojnë me biznesin.

Përfaqësuesi i Anglisë: Ju përgëzoj për trupat që keni çuar në Kabul. Kur do e arrijë Shqipëria vlerën e 2% të GDP për Mbrojtje? Aktualisht në dijeninë time e keni 1%.

Ekonomi: Po punojmë për të arritur këtë qëllim. Aktualisht është 1.6 %.

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian: Ka ankesa nga bizneset se shtyhen çështjet gjyqësore. Deklarojnë se ka shumë korrupsion? Çfarë po bëhet me reformën në drejtësi?

Ekonomi: Renditja jonë për korrupsionin nuk është aq e mirë. Proceset gjyqësore zgjasin me vite. Ndaj ne e përkrahim reformën në drejtësi. Problem tjetër është çështja e pronës. 70% e bizneseve e konsiderojnë miratimin e reformës në drejtësi të domosdoshme. Aktualisht jemi në nivelin e diskutimit politik.

FJALA E PLOTË E MINISTRES MILVA EKONOMI NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË NATO-S
Zonja dhe zotërinj,
Më lejoni se pari t’ju përcjell mirëseardhjen të gjithëve sot në qytetin e Tiranës, në këtë rast të rëndësishëm Sesionit të pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Arsyeja që ne jemi mbledhur këtu për këtë ngjarje është për të forcuar më tej paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për të rritur bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik në nivel rajonal dhe më gjerë.

Bashkëpunimi ekonomik ka qenë gjithmonë çelësi i Aleancës së Atlantikut dhe siguria ekonomike ka qenë prioritet për aleatët e NATO-s dhe partnerët globalë. Përçarje të mundshme të lëvizjes së lirë të burimeve ekonomike, përkatësisht njerëzve, mallrave dhe të kapitalit, mund të paraqesin sfida për sigurinë e vetë Aleancës.

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, ka nderin për të pritur Asamblenë Parlamentare te NATO-s sot. Dhe ne,  ndjehemi krenarë, si Shqipëria, dikur vendi më i izoluar në Evropë, tani kontribuon ndjeshëm në sigurinë rajonale dhe stabilitetin demokratik.

Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal shkon përtej shprehjes së vullnetit politik dhe fqinjësisë se mire. Ai merr kuptim nëpërmjet krijimit të infrastrukturave të përbashkëta rajonale, heqjes se barrierave për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe kapitalit, rritjen e shkëmbimeve multilaterale ekonomike dhe kulturore, si dhe angazhimin e përbashkët për shndërrimin e rajonit në një treg tërheqës dhe konkurrues. Në këtë kontekst, ne mbështesim plotësisht përpjekjet e vendeve fqinje në procesin e integrimit euro-atlantik dhe mirëpresim anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Zonja dhe zotërinj,
Unë dua të ndaj me ju përvojën e Shqipërisë, sidomos se si anëtarësimi në NATO si qëllimi ynë strategjik, na ka mundësuar të mbrojmë interesat kombëtare dhe të sigurisë, të krijojmë një mjedis të favorshëm ekonomik dhe të kontribuojmë në integrimin rajonal dhe euro-atlantik.

Shqipëria po kalon një transformim të rëndësishëm ekonomik. Rritja ekonomike qe dikur vinte nga remitancat dhe mbështetej nga rritja e sektorit të ndërtimit, po zhvendoset duke pasur shtytës kryesore investimet dhe eksportet. Si kurse thekson Programi i Reformave Ekonomike 2016-2018 te Shqipërisë, qeveria shqiptare po ndermerr iniciativa për të bere te mundur këtë transformim dhe për të ngritur potencialin e rritjes dhe konkurrencën, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik.

Në sajë të përpjekjeve tona të vazhdueshme për të reformuar sistemin e taksave, për të reduktuar borxhin publik, për të kapërcyer sfidat e energjisë dhe për të zbatuar reformat strukturore, gjendja ekonomike është stabilizuar dhe Shqipëria e ka lënë krizën globale prapa. Unë personalisht jam ndjere e lehtësuar kur kam dëgjuar se FMN-ja dhe Banka Botërore ndajnë të njëjtin mendim. GDP reale u rrit me 2.7% në 2015 dhe pritet të rritet me 3.4% në vitin 2016.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur nga trendi pozitiv i konsumit dhe investimeve private. Në pesë vitet e fundit, Shqipëria shfaqet në mesin e vendeve të rajonit me fluksin më të lartë të investimeve të huaja. Fluksi FDI për vitin 2015 është vlerësuar në 884 Mil. EUR, duke rritur nga 869 Mil në 2014 (8.7% e PBB-së). Ky fluks përqendrohet në industrinë nxjerrëse (39%), të energjisë (35%) dhe ndërmjetësimit financiar (10%).

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2016, 499 biznese të reja te huaja janë regjistruar në QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit). Për t’ju dhënë një ide, numri i përgjithshëm i bizneseve të këtij lloji te regjistruara në vitin 2015 ishte pak më shumë se 1000. Pothuajse gjysma e këtij numri është arritur në tremujorin e parë të vitit 2016. Ky është një lajm shumë premtues.

Që nga tetori i vitit 2013 kur qeveria aktuale mori detyrën, janë krijuar 173 mijë vende të reja pune. Por pavarësisht papunësia mbetet një sfidë për rritjen ekonomike dhe pse niveli i papunësisë në vend mbetet më e ulët se mesatarja e rajonit.

Ndërsa sot ne përpjekjet për te çuar me tej rritjen ekonomike, theksi do të vihet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve.

Përmirësimi i klimës së investimeve është pa asnjë dyshim një nga aksionet më të rëndësishme për Shqipërinë, dhe rajonin.

Siç kryeministri Edi Rama adresoi në Dialogun e Nivelit të Lartë Politik mbi Klimën e Biznesit dhe thithjen e Investimeve, të mbajtur më 24 maj në Tiranë: “Qeveria shqiptare ofron mbështetje të plotë për investitorët e huaj, dhe garanton stabilitet të plotë ekonomik dhe politik. Duke shkuar përpara, ne do të përqendrohemi në reduktimin e burokracisë për investimet, dhe reformimin e sistemit gjyqësor. ”

Ballkani Perëndimor pare në tërësinë vet, gjatë vitit 2015 shënoi një rritje ekonomike prej  2.1 për qind. Kjo rritje është dukshëm më e lartë se rritja prej 0.3 për qind në vitin 2014, kur rajoni u ndikua rëndë nga përmbytjet. Të gjashtë vendet në rajon gjate vitit 2016 kanë parashikuar të kenë  rritjen reale te GDP me 3.6 – 3.7 për qind. Rritja më e lart.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: