Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë qeverisë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka reaguar me një status në Tëitter, pas postimit të kryeministri Edi Rama me titull “Asgjë e re nga Fronti”.

“Asgjë e re nga Fronti”- thotë shefi i drogës dhe i krimit! Le të recitojë, ky Front do ta rrëzojë me turp, nëse nuk ikën vetë me nder!,“ i përgjigjet Manjani Ramës.

Pas mbledhjes së tryezës opozitare, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status të gjatë në Facebook, duke i ironizuar ata.

Zhvillimet e fundit politike në vend, ku implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahirit nga Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj, dy trafikantët e drogës të arrestuar në Itali, kanë nxitur sulmin frontal të partive opozitare në vend.

“Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!,” shkruajti Rama pak më herët.

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb