VLORË- Në kuadër të operacioneve kundër kultivimit të narkotikëve, janë asgjësuar me djegie nga policia në disa operacione të ndryshme rreth 1208 bimë kanabis në 3 fshatra të Vlorës dhe në Lunxhëri të Gjirokastrës. Nga operacioni në Gjirokastër janë ndaluar kultivuesi i bimëve narkotike si dhe kryeplaku i fshatit Këllëz.

VLORË, ASGJËSOHEN 12 PARCELA ME 886 BIMË KANABIS NË 3 FSHATRA
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 12 parcela me 886 bimë kanabis në 3 fshatra. Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Kocul, në vendin e quajtur “Përroi i Kusarit”, janë konstatuar 6 parcela me 416 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. Po kështu në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur “Përroi i Mullies” janë konstatuar 5 parcela me 250 bimë narkotike, me lartësi deri në 120 cm.

Ndërsa në fshatin Vermik, në vendin e quajtur “Tunelet e Vermikut” është konstatuar 1 parcelë me 220 bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm. Policia asgjësoi me djegie bimët narkotike dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

ASGJËSOHEN NË GJIROKASTËR 322 BIMË KANABIS, NDALOHET KRYEPLAKU DHE KULTIVUESI
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjësimin e 322 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Këllëz, komuna Lunxhëri në vendin e quajtur “Përroi poshtë fshatit Këllëz” të kultivuara rishtas në dy parcela,me një gjatësi prej 1-1.6 metër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia ndaloi shtetasit Thodhori Puleri, 65 vjeç, banues në fshatin Këllëz, i cili kishte marrë me qira tokat ku u gjetën bimët narkotike si dhe kryeplakun e fshatit Këllëz, Andrea Kushta, 45 vjeç, i cili akuzohet

“Shpërdorim i detyrës”, “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: