TIRANE- Situata me sigurinë në vend, problemet me bandat, si dhe me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, ka ngjallur debat në studion e “News24”. Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili, deputeti i PD-së Flamur Noka, dhe deputeti i PS, Ulsi Manja kanë ashpërsuar tonet, teksa kanë vënë gishtin e përgjegjësisë ndaj qeverisjes së PS pas 2103, dhe PD para këtij viti.

Teksa akuzon qeverinë aktuale se nuk po godet krimin në vend, deputeti Noka thotë se trafikantët kanë mbështetje, pasi arrijnë të nxjerrin jashtë vendit tonelata droge.

Pas këtyre akuzave ka reaguar deputeti manja, duke e pyetur Flamur Nokën se, cilat janë tre gjërat që ka bërë në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme në kohën e qeverisjes së PD.

Kaq është dashur që demokrati të nisë të flasë, por ndërhyrjet e deputetit socialit e kanë besdisur, dhe ai ka reaguar ashpër duke i thënë “pusho”.

Noka: Çfarë kam bërë unë?

Manja: Po tre gjëra mi thuaj…

Noka: Atëherë kam drejtuar një ministri në mënyrë dinjitozë dhe sot ti nuk guxon të më drejtosh gishtin.

Manja: Po çfarë ke bërë ti…

Noka: E kam drejtuar në mënyrë dinjitoze duke filluar ngakryeministri jot…A do përgjigje, a do përgjigje…

Manja:
Po…

Noka:
Ta sqaroj unë ta sqaroj unë çfarë kam bërë. Unë kam drejtuar një ministri për një vit e tre muaj e kam drejtuar në emër të ligjit.

Manja:
Vazhdo…

Noka: Ti nuk ke guxuar të më drejtosh gishtin që jam i inkriminuar dhe kriminel. Pusho të flas unë, a do pushosh të flas unë?

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb