Aktori i njohur, Ashton Kutcher pritet të dëshmojë kundër një personi, i cili akuzohet se i ka vrarë barbarisht ish- të dashurën.
Michael Thomas Gargiulo akuzohet se ka vrarë tre gra, mes tyre edhe ish- të dashurën e aktorit, Ashley Ellerin, në shkurt të vitit 2001.
Dokumentet e gjyqit zbulojnë krimin horror. Ashley, që jetonte diçka më shumë se 100 metra larg Gargiulo, u sulmua kur ishte duke bërë dush.
Ai e goditi 47 herë me thikë. Ai gati nuk ia këputi kokën asaj, aq shumë ia nguli thikën. Në këtë mënyrë ai vrau edhe dy femra të tjera. Prokurorët thonë se Garigulo është një “vrasës psiko- seksual serial, që masakronte vajzat e bukura”.

(er.cu./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: