TIRANË- Opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për krijimin e qeverisë teknike si kusht për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha pas takimit me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD. Burime nga PD-ja bënë me dije për “BalkanWeb” se në takim u konkludua se nuk ka asnjë tërheqje nga objektivat dhe kërkesat e opozitës.

Sipas këtyre përfundimeve, “zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë”. Në takim është kërkuar mobilizim total i të gjithë energjive për protestën. Sipas burimeve kryetarët e degëve kërkuan përshkallëzim të protestës.

Sot Basha deklaroi edhe njëherë se protesta e opozitës ka mbështetjen e Uashingtonin, megjithëse dje nga ambasada e SHBA-ve u tha se administrata e Trump është kundër bojkotit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: