Shumica përpiqen me të gjitha mënyrat të testojmë maskat dhe trajtimet për kujdesin e fytyrës më të fundit që kanë dalë në treg, por asnjëra nuk është më e mirë se maskat natyrale. Nëse ju është mbushur fytyra me puçrra, atëherë mund të provoni maskën me aspirinë.

Aspirina kimikisht është e njëjtë me acidin sacilik, i cili ndihmon për pastrimin e fytyrës. Vetëm përzieni ilaçin me tre ingredientë të tjerë (i keni në kuzhinën tuaj) dhe mund të krijoni një maskë shumë të mirë për fytyrën, e cila do ta pastrojë, zbusë dhe shkëlqejë atë.

Përbërësit:
4 ose 5 aspirina
një lugë gjelle ujë të vakët
mjaltë ose kos (sipas dëshirës)
Përzieni aspirinën me aq ujë sa duhet për të bërë pastën. Nëse e doni maskën më të trashë, i shtoni mjaltin, ndërsa nëse preferoni një maskë qetësuese, atëherë shtoni kos. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Më pas hiqeni me kujdes me ujë të vakët.
Shënim: Disa njerëz janë alergjik ndaj aspirinës, prandaj bëni një test tek krahu para se ta vendosni maskën në fytyrë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: