SHBA – Themeluesi i ‘Wikileaks’, Julian Assange ndërhyn sërish në fushatën zgjedhore amerikane.

“Të tjera dokumente mbi Hillary Clinton do të publikohen përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit dhe mund të kenë efekt të rëndësishëm në rezultatet e votimit”- u shpreh Julian Assange për “Fox”.

Themeluesi i ‘Wikileaks’ deklaroi se skuadra e tij po punon shumë, sepse ka në dorë shumë materiale dhe duhet të vlerësojë dokumentet.

“Bëhet fjalë për lloje të ndryshme dokumentesh që vijnë nga institucione të ndryshme të lidhura me fushatën elektorale. Kemi zbuluar gjëra interesante, të papritura, madje edhe qesharake”- deklaroi Assange.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb