Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një asteroid i quajtur BP6 po i afrohet sonte Tokës me shpejtësi të lartë dhe do të kalojë shumë pranë planetit tonë.

Objekti qiellor do të kalojë afër Tokës në një distancë prej 883 mijë kilometra, një distancë relativisht e shkurtër në terma hapësinorë.

BP6 nuk është konsideruar një asteroid potencialisht i rrezikshëm nga shkencëtarët, megjithatë ka një shpejtësi prej 8.5 milje në sekondë ose afërsisht 31 mijë milje në orë.

Një ditë më parë, pranë Tokës kaloi një tjetër asteroid vetëm disa orë përpara Super Bowl në SHBA.

Asteroidi 2002 AJ129 vëzhgohej nga NASA prej më shumë se 14 vitesh dhe shkencëtarët kishin dijeni të saktë rreth orbitës së tij, pra që kishte zero shanse të përplasej me planetin Tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: