Një asteroid gjigand, 1.000 metra i gjerë, pritet të kalojë shumë pranë Tokës brenda disa ditësh, parashikon NASA.

Disa ekspertë kanë parashikuar se objekti i quajtur ‘2014­YB35’ mund të prekë planetin tonë ditën e premte. Nuk është e pazakontë që meteorë të vegjël të kalojnë afër Tokës, megjithatë objekte të kësaj madhësie janë një dukuri shumë e rrallë dhe paraqesin një kërcënim shumë të vërtetë, tha një ekspert për “Express”, raporton “Mirror”. Çdo impakt i tij do të shkaktojë ndryshime shkatërruese në klimë, tërmete dhe tsunami. Bill Napier, profesor i astronomisë në Universitetin e Buckinghamshire, tha për “Express” se ekziston një “rrezik shumë real” që një kometë apo një asteroid i dëmshëm të godasë Tokën. Ai tha: “Të goditesh nga diçka si YB35…, paraqet një rrezik për vazhdimësinë e planetit”. Nëse asteroidi që po udhëton drejt Tokës, do ta godiste planetin tonë, shtëllunga mbetjesh do të hidheshin në atmosferë, do të ndryshonte klima dhe me planeti do të bëhej potencialisht i pabanueshëm. Ndikimet më të vogla të tij do të ishin të afta për të shkatërruar qytete.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: