Aston Martin e vitit 1961 mund të bëhet shumë shpejt makina më e shtrenjtë britanike që shitet në Europë.

Së shpejti ky mjet klasik do të dalë në ankand dhe pritet që të shitet për rreth 12 milionë euro.

Ky çmim i “çmendur” vjen për faktin se bëhet fjalë për një DB4GT Zagato garash, që është drejtuar nga dy herë kampioni i Formulës 1, Jim Clark.

Ankandi do të zhvillohet në 13 korrik.

Aktualisht, makina më e shtrenjtë britanike e shitur në Europë është Bentley “Blower”, që u ble në vitin 2012 për 5.7 milionë euro.

Ndërsa makina britanike e shitur më shtrenjtë në botë është Aston Martin DBR1 e vitit 1956, që u ble për 19.8 milionë euro në Kaliforni, vitin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb