Është luajtur sot në stadiumin “Wembley” takimi “play-of” mes Aston Villa-s dhe Fulham.

Skuadra londineze e drejtuar nga Jokanovic ka fituar minimalisht 0-1, duke siguruar ngjitjen në “Premier League” pas 4 vitesh. Për t’ia arritur synimit ka mjaftuar goli i Carney në minutën e 23-t të pjesës së parë.

E pafat Aston Villa, e cila luajti për më shumë se 20 minuta me një lojtar më shumë në fushën e lojës, pasi Odoi u largua me të kuqe për Fulham.

Mediat britanike shkruajnë se klubi londinez do përfitojë rreth 200 mln euro për kthimin në elitë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: