TIRANE-Përmes një statusi në ‘Facebook’ ish deputeti demokrat Astrit Patozi ka bërë një pyetje për ata që ai i quan si anti-komunistet e vitit 2017. Dy ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Patozi pyet se kush është më e rëndë zgjedhja e Gramoz Rucit në krye të Kuvendit apo Jozefina Topalli të shpallet armike e popullit me propozimi të kryetarit të PD?

Statusi i Astrit Patozit:
NJË PYETJE TË THJESHTË PËR ANTIKOMUNISTËT E 2017-ËS
Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre: Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë?
Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj… etj…, se nuk dua t’i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?
6bn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: