FIER- “Ishte ora rreth 9 e darkës. Dola ta kërkoja çupën”. Këto janë fjalët e shkëputura që nëna e 13-vjeçares që u rrëmbye nga tre djem dhe u tentua të përdhunohej ka rrëfyer për gazetarin e “BalkanWeb” Ervis Kuçi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Vlosh të Roskovecit, ndërsa policia ka arrestuar pas ngjarjes 3 të rinj të akuzuar për rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë.

fier-shtepia-e-13-vjecares-1

“Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.

fier-shtepia-e-13-vjecares

Mësohet se familja e vajzës kishte njohje me familjen e një prej djemve. Madje ai vinte shpesh në shtëpinë e 13-vjeçares dhe kjo e fundit shkonte tek shtëpia në ndërtim me porosi të nënës së djalit për të vaditur lulet.

Policia vuri në pranga tre të rinjtë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Sipas policisë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të rinjtë kanë marrë forcërisht 13-vjeçaren, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb