Skuadra angleze e Tottenham Hotspur ka njoftuar me keqardhje të madhe se trajneri i tyre i ekipit të të rinjve U-23, Ugo Ehiogu, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një arresti kardiak në kampin e stërvitjes.

Të duket e paimagjinueshme se si një njeri në moshën 44-vjeçare, kaq në formë sa ai, të ndërrojë jetë, tha një ndër drejtuesit e stafit të Tottenham, shkruan The Guardian.

“Fjalët nuk mund të shprehin shokun dhe mërzinë që i gjithë klubi ndjen për të. Prezenca e Ugos është e papërsëritshme. I shprehim të gjitha ngushëllimet familjes dhe bashkëshortes së tij, Gemma,” tha McDermott.

Ish-lojtari i Anglisë dhe Aston Villa-s, ndodhej në fushën e stërvitjes kur u rrëzua. Mjekët e Tottenham vrapuan menjëherë për t’i shkuar në ndihmë. 20 minuta më vonë atë e dërguan në spital. Megjithatë ai nuk mundi të bënte ballë atakut në zemër.

Ugo Ehiogu

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb