TIRANE- Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u dëgjuan të shtënat me armë zjarri në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur 41-vjecari Devi Kasmi, trupi i të cilit ndodhet ende në rrugë. Ngjarja ndodhi tek rruga ‘Kongresi i Manastirit’ pranë spitalin nr.5 në kryeqytet.

Burime zyrtare nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy atentatorët, me skafandra në kokë, fill pas krimit janë larguar me një motor në drejtim të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke përfituar nga rrugica e errët ku qëlloi me 5 plumba mbi viktimën. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
TE-SHTENA-ME-ARME-VRITET-NJE-PERSON-1
TE-SHTENA-ME-ARME-VRITET-NJE-PERSON
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: