Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO+VIDEO/ Atentat me armë zjarri në Ksamil, vritet babai i një prej ekzekutorëve të Aleksandër Bardhit (Emri)

Vangjel Ciko, viktima

KSAMIL-Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një atentati në Ksamil. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës, rreth orës 23:50 në lagjen “Baxho”. Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se Vangjel Çiko, i njohur me pseudonimin Gelo është qëlluar me armë zjarri në prite.

Po ashtu mësohet se Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Aleksander Bardhit, 47-vjeç, i ekzekutuar me 24 shtator 2016 në fshatin Shendelli teksa punonte në arën e vet. Bardhi, vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndellisë dhe ish­administrator i Kaçinarit në Mirditë, dyshohet se u vra nga Albi Xhezairi (i shpallur në kërkim), Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame. Fill pas kësaj vrasje, një sërë ngjarjesh të tjera rrodhën më pas, siç ishte edhe ngjarja e 12 dhjetorit 2016, ku në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit. Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv. Edhe vrasja e Xhezairit dhe e sotmja e Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Aleksander Bardhi

Aleksander Bardhi

Mes të tjerash raportohet se viktima më 5 maj 2006 është arrestuar pasi akuzohej për “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” për te cilën u dënua 7 vjet burg. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen “Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 12 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.