Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ndërprerë pushimet dhe pritet të dalë në një konferencë shtypi.
Konferenca për shtyp do mbahet të enjten e ardhshme në sallën e konferencave në Parlamentin gjerman.
Në këtë konferencë shtypi, bëhet bilanci i sesionit parlamentar, një takim i kancelares me gazetarët e kryeqytetit gjerman.
Konferenca ishte parashikuar për në fund të gushtit, por sulmet terroriste shtynë Merkel ta afronte këtë konferencë shtypi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb