LUSHNJË- Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me dy të vrarë në qendër të Lushnjës. Nga të dhënat paraprake, ‘BalkanWeb’ mëson se ngjarja në fjalë ka qenë e mirëorganizuar nga persona ende të paidentifikuar.

Siç u raportua më herët, shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Jurgen Hoxha, nipi i njërit prej anëtarëve të bandës së Albo Bares, (i dënuar me burg përjetë) ndërsa plumbave nuk mundi t’i shpëtonte as Zaimir Latifi, 27 vjeç. Po ashtu, i plagosur rëndë mbeti edhe pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu.

Viktima Zamir Latifi
Viktima Zamir Latifi

Djemtë po qëndronin pranë një lokali në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Çeleve. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti, ku ndodhej një person me maskë dhe me një kallashnikov ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. Fill pas kësaj ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb