SHIJAK-Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e dështuar që iu bë sot biznesmenit Dashamir Gjoka në Shijak. Sipas bluve ngjarja ndodhi rreth orës 14:05 në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak”, në afërsi të Komunës Xhafzotaj.

“BalkanWeb” mëson se mjeti i tij i blinduar, brenda të cilit udhëtonte Gjoka me gruan dhe fëmijët e tij, u qëllua nga një makinë tjetër që ecte paralel. Fill pas atentatit, Gjoka është nisur drejt komisariatit të policisë për të dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen. Ndërkohë, nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Dashamir Gjoka, person me precedentë të mëparshëm penal nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ndaj biznesmenit është e hapur një çështje për pastrim parash, ndërkohë që prokuroria i ka sekuestruar pasuritë.

Informacion paraprak
Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak” , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ. Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb