SHKODER- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së shitëses 49-vjeçare. ‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për Shkelzen Xhenjan, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia pohojnë se Xhenja nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu, ndërsa ka qenë i akuzuar për vendosje tritoli.

NGJARJA
Shitësja Flutura Muça, ndodhej në dyqanin e saj të tekstileve në Rus të Shkodrës, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe qëlloi 5 herë mbi të. Pavarësisht plumbave, ajo mundi t’i shpëtonte atentatit.

Fill pas ngjarjes, autori u largua menjëherë me motoçikletë e cila drejtohej nga një person tjetër. Flutura Muça është motra e Suela Sulos, e vrarë një vit më parë nga bashkëshorti i saj Sadetin Sulo.
Ngjarja ndodhi në mobilerinë e çiftit në Melgushe të Shkodrës. Sakaq, një nga pistat e policisë është edhe konflikti mes saj dhe familjarëve të ish-bashkëshortit të motrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb