Nga MARIGLEN MERTIRI*

TIRANE –
25-vjeçari që i shpëtoi plumbave të djeshëm nga personat e maskuar në Qafë Qelë, rrëfen ngjarjen për “News 24”. Erjon Demushaj deklaron se kanë qenë dy persona të maskuar, por njëri prej tyre hapi zjarr pas mosbindjes për qëndrim. Ai nuk di të thotë nëse ishte grabitje apo atentat i mirëmenduar, por ndihet i frikësuar për jetën.

Demushaj rrëfen momentet e tmerrit që përjetoi dje teksa kthehej për në Tiranë. Ai tregon se ngjarja ka ndodhur sa ka kaluar Vaun e Dejës, në afërsi të Laçit në vendin e quajtur Qafë Qelë, ku në një kthesë i ka dalë një i panjohur që në largësi dukej sikur kishte nevojë, por nga ngadalësimi i shpejtësisë dhe ndezja e dritave të gjata të makinës u pa një person i maskuar dhe me armë. Teksa makina ishte drejt ndalimit, pas shënjës që i panjohuri kishte bërë në largësi, Demushaj rrëfen se u ul poshtë kroskotit në anën e pasagjerit dhe shtoi shpejtësinë. Por ky veprim nxiti autorin e dytë të hapte zjarr më shumë se dy herë nga krahu i djathtë i makinës.

25-vjeçari udhëtonte i vetëm pasi kishte lënë bashkëshorten në Pukë dhe kthehej në Tiranë me automjetin e tij. Ai deklaron se nuk ka probleme, ndërsa është konfuz në idenë e tij për saktësimin nëse ishte grabitje e rastit apo një pritë e qëllimshme për ekzekutim.

E përpos gjithë këtij rreziku, Erjoni sërish ndihet i friksuar për jetën e tij, pasi nuk e di me saktësi çfarë ka ndodhur dhe për çfarë motivi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: