TIRANË- Ndërsa vendimi që shpallte qytetar nderi atentatorin e Azem Hajdarit në 1997-ën në mes të Parlamentit është bërë tashmë publik, vijnë edhe reagimet e para nga këshilltarët demokratë në Has.

Sipas Kryetarit të Këshilltarëve të Djathte, Miftar Dauti vendimi është i jashtëligjshëm pasi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë.

Ai ka thënë për “News 24” dhe “BalkanWeb” se pikërisht në 5 minutëshin e pushimit, kur këshilltarët e majtë kishin dalë jashtë, të majtët kaluan këtë vendim.

“Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”,- thotë Miftar Dauti.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe vendimin me të cilin Bashkia e Hasit propozonte shpalljen “Qytetar Nderi” të Gafur Mazrekut. Aty shkruhet ndër të tjera se ai duhet të dekorohet për “kontributin e dhënë në ushtrimin e detyrës së besuar nga populli i tij për pushtetin vendor, kontribut i përçuar jo vetëm për popullin e zonës së tij, por për mbarë popullin e Hasit”.
vendimi keshilli bashkiak Has
Ndërsa motivacioni i dhënies së këtij titulli është: “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”. Projekt vendimi mban firmën e kryebashkiakut Adem Lala por edhe të juristes e një eksperti në arsim.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: