GREQI- Një shtetas shqiptar, 51-vjeç, i ka dhënë fund jetës me një mënyrë tepër tragjike mbrëmjen e së mërkurës në Athinë. Sipas repartit zjarrfikës të Athinës, viktima është 51-vjeç,me shtetësi shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin.

Autoritetet thanë se viktima u hodh me dashje në shinat e trenit, në stacionin e Omonias, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, në kohën që ky i fundit po hynte në stacion.

Edhe pse operacioni për nxjerrjen e tij zgjati gati 2 orë, zjarrfikësit thanë se trupi i 51-vjeçarit u nxor i pa jetë nga rrotat e trenit.

Dëshmitarë okularë thanë se e panë viktimën të hidhet me forcë përpara trenit. Askush nuk mundi ta ndalonte, ndërkohë që mbi trupin e tij kaluan të paktën 3 vagona, përpara se treni të ndalonte. Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërkohë që policia do të hetojë për shkaqet që e çuan viktimën të vetëvritet./tch
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb