Atleti shqiptar Izmir Smajli ka ngritur lart flamurin shqiptar në Beograd duke u shpallur kampion Europe. Ai doli i pari në disiplinën kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtarë me kërcimin e tij 8.08. Ai është parë të festoja “alla shqiptarçe” duke bërë shqiponjën mu në mes të Beogradit.

Në Europianin e sallave që po zhvillohet në Beograd, atleti shqiptar ka mundur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit duke mbajtur premtimin dhe duke i dhënë shansin për herë të parë në histori vendit tonë që të ketë një kampion Europe në mbretëreshën e sporteve, atletikë.

Nga 6 tentativat që kishte në dispozicion, Smajlaj nuk plotësoi vetëm dy dhe me avantazhin e më shumë provave të sakta arriti të lë pas suedezin Mishel Torneus që gjithashtu kërceu 8.08 dhe ukrainasin Serhi Nikiforov, i cili kërceu 8.07.

Ky është suksesi i dytë brenda pak ditëve për Smajlajn pikërisht në Beograd, ku përpara Europianit u zhvillua edhe Ballkaniada.

Ndërkohë, pritet që ceremonia e medaljeve për Izmir Smajlaj të zhvillohet ditën e dielë, në ditën e mbylljes së këtij Europiani.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: