Supersfida e javës në “La Liga” mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës ka përfunduar në favor të kampionëve në fuqi të cilët mposhtën me rezultatin 1-2 vendasit në stadiumin “Vinsente Calderon”.

Blaugranët ishin të parët që kaluan në epërsi falë golit të Rafinjas në minutën e 64-ër, por që u zhvlerësua nga Diego Godin në të 70-ën. Për t’i vënë kapakun mendon i magjishmim Leo Messi që tregon edhe një herë që gjendet aty sa herë që Barcelona ka nevojë.

Një gol që merr më shumë vlerë duke parë që u shënua në minutën e 86-të takimit dhe që ndikon edhe në moralin e klubit pas humbjes së ndeshjes së fundit nga kundërshtarët e Real Madrid.

Barcelona pas kësaj fitoreje merr kreun e kampionatit me 54-ër pikë, e ndjekur nga Reali i vendit të dytë me 52 pikë, por me dy ndeshje më shumë në dispozicion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb