Sonte në orën 21:00 Atletiko Madrid sfidon Barcelonën në kuadër të Kupës së Mbretit në një moment që asnjë nga skuadrat nuk është në formën e tyre më të mirë. Atletiko në tre takime rradhazi ka arritur të marrë vetëm barazime duke u shkëputur disi nga kreu dhe Kupa mbetet një dritare e hapur që sezoni të mos rezultoi i dështuar.

Disi më mirë është Barcelona, por edhe ajo tashmë është e shkëputur me -4 pikë nga Reali. Tek katalanasit fundjava nuk u mbyll mirë pasi barazuan 1-1 me Betis dhe ndaj Atletikos synohet vetëm fitorja për të kthyer harmoninë në skuadër.

Gjithsesi kjo e fundit për momentin po çalon te kampionët e “La Ligas”. Siç duket edhe nga kjo video, braziliani Neymar dhe Suarez në stërvitjen e sotme para takimit kanë debatuar gjatë me njëri-tjetrin. Nuk dihet me saktësi se farë ka ndodhur, por nga mimika e tyre duket se nuk është një bisedim miqësorë.


Ndoshta kur fërshëllima e arbitrit të dëgjohet, të dy lojtarët do të japin më të mirën e tyre për skuadrën, por, kjo situatë pritet të ndikojë paksa tek katalanasit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb