“Autobusi i heronjve”, siç do thoshin tifozët e zjarrtë të Kombëtares por edhe çdo shqiptar, ka mbërritur në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo ku më pak se 30 minuta do të nisë sfida me Italinë.

Kuqezinjtë janë pritur nga mijëra tifozë me thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptarë”, ndërsa para tyre dhe pas ndodhen makinat e policisë italiane për të siguruar rendin dhe mbrojtjen e tyre.

Kombëtarja shqiptare ka lënë hotelin rreth orës 19:00 për të shkuar në stadium.
Pavarësisht se jashtë vendit, tifozët shqiptarë e kanë ndjekur nga pas ekipin e tyre të zemrës edhe në Palermo, ku sot do të përballet me Italinë për Kampionatin Botëror të Futbollit, Rusi 2018.
Një atmosferë e jashtëzakonshme e elektrizuese është krijuar jashtë stadiumit, ndërsa tifozët kanë nisur të hyjnë brenda. Kontrolli është mëse normal.

tifoze palermo

Ndeshja do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin e Palermos, të cilin e zgjodhi ekipi italian për shkak të mbështetjes së madhe. Por, edhe Shqipëria nuk mbetet pas për tifozerinë, të cilës i janë bashkuar edhe arbëreshët duke krijuar një atmosferë super.

tifoze shqiptare

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: