Milan ka afruar shumë lojtarë në merkaton e kësaj vere, por drejtuesit e klubit janë të bindur se për të plotësuar skuadrën nevojitet edhe një sulmues i klasit të lartë. Në radarët e kuqezinjve janë një sërë emrash të mëdhenjsh ndër të cilët edhe ai i Pierre-Emerick Aubameyang.

Për sulmuesit nga Gaboni mediat në Itali kanë kohë që flasin për një rikthim te Milani por ka qenë ekipi i Borussia Dortmund që e ka nxjerrë lojtarin nga merkato si shkak edhe i ofertave jo të denja sipas tyre për lojtarin.
asasasasa-470x316
Nëse Milan e ka seriozisht atëherë duhet të nxitojë pasi dëshira e lojtarit për një rikthim te “djalli” nuk mungon. Në një lidhje direkte me fansat e tij në rrjetin social “instagram” Aubameyang është pyetur për një transferim te Milan dhe 28-vjeçari është përgjigjur: “Po dua të shkoj, por ata po flenë gjumë.”

Ekipi i drejtuar nga Monetella me gjasë preferon që ta ketë sulmuesin në skuadër, por pengesë mbetet shuma e madhe që kërkon Borussia për të lënë të lirë lojtarin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: