Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike me dyer të mbyllura pati debate të forta sa shkoi gati deri në përplasje fizike.  Protagonistë në mbledhjen e djeshme në orën 18:00 pasdite, ishin Jemin Gjana dhe Valbona Mezini që patën debatin më të ashpër lidhur me përgjegjësitë që anëtarët kanë në lidhje me humbjen e PD-se.

Pjesë nga debati 

Valbona Mezini: Ne thirrëm demokratët në çadër dhe i mbajtëm ata njerëz për muaj me radhë kundër Ramës, pastaj e takuam, ndenjëm 5 orë në takim me të, mbyllëm çadrën dhe u thamë njerëzve që s’ka problem se kishim bërë një marrëveshje që garantonte votat në zgjedhje.

Duhet t’u ngjallim besim kjo është karta jonë morale. Që në të ardhmen t’u japim një kryeministër që nuk i gënjen, që nuk i tall, që nuk i vjedh. Duhet të jemi të sinqertë me demokratët.

Jemin Gjana: Kjo lloj kryesie është “Allahu na ruajt”

Valbona Mezini: Kush e thotë këtë? Ti? Ti je i kooptuar, nuk je i zgjedhur në kryesi. Kryetar, duhet të reagosh dhe t’i tregosh vendin këtij

Jemin Gjana: E vërteta është që mënyra e hartimit të listave nga Basha nuk ishte më e mira. Por e vërteta është që një pjesë nga ne që jemi këtu e dimë shumë mirë që edhe Berisha në këtë lloj forme i hartonte listat, pa u konsultuar me shumë persona.

Valbona Mezini: Ti je i kohës së dinozaurëve. Ne jemi brezi i ri, ç’a më tregon ti mua? Më tregon ti mua pse ke ambicien në partinë tënde, ç’a po thua? Ti s’ke kartë morale fare për të folur këtu. As mos hajde fare këtu ti

(Jemin Gjana çohet nga karrigia dhe i afrohet Mezinit)

Valbona Mezini: Mendësi komuniste, pse ke ambicie më thotë. Ti zotëri ke pikëpamje komuniste komplet.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb