TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja për të vërtetuar akuzat se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vijon akoma aktivitetin kriminal, konkretisht trafikun e drogës. PD ka nxjerrë një audio-përgjim ku sipas tyre është një bisedë mes një trafikanti dhe Agron Xhafaj.

Biseda sipas PD, zhvillohet në makinë mes bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafaj.

PD (3)

– Trafikanti: Erdha për të bërë atë rrugën
– Agron Xhafaj-trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
– Agron Xhafaj-trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
– Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
– Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

agron-xhafaj

“Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti. Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës. Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar”, deklaroi deputeti i PD Ervin Salianji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb