Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Audio-përgjimi/ Alibeaj dëshmon në Prokurori: Procesi të mos merret peng nga Rama e Xhafaj

WhatsApp Image 2018-05-21 at 13.51.06

TIRANE-Pas deputetit Ervin Salianji si dhe këshilltarit ligjor në PD Gazmend Bardhi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti tjetër i PD, Enkelejd Alibeaj. Duke folur jashtë ambienteve të prokurorisë, deputeti i PD tha se procesi penal nuk duhet të merret penga nga Rama dhe ministri Xhafaj.

“Ky vend ka nevojë për një revoltë siç ishte ajo e Spaçit si sot 45 vite më parë. Jam përfaqësues i viktimave të këtij aktiviteti kriminal. Duhet të vijnë të dëshmojnë edhe persona të tjerë si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Viktima janë të t gjithë shqiptarët”-tha Alibeaj.

Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi janë tre demokratët që kanë bërë denoncimet për këtë çështje, duke nisur me dënimin në Itali të Agron Xhafaj, më pas me akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndryshuar kodin penal për të mbrojtur vëllain e tij e deri tek publikimi i audio-përgjimit.

Pas tre zyrtarëve demokratë, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pritet të dëshmojë edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili është personi që ka realizuar përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe ka kryer intervistën me Albert Veliun i njohur si ‘Bashkëpunëtori X’ që shfaqet në audio-përgjim me Agron Xhafën.

Gazetari do të pyetet për ‘Bashkëpunëtorin X’, takimet me të dhe çështjet e përmendura në përgjim. Pas dëshmive pritet të nisë edhe ekspertiza e audio-përgjimit.

Kujtojmë se pas dëshmisë së tij në Prokurori, deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se ka edhe pjesë të tjera të audio-përgjimit të siguruar nga gazetari Jetmir Olldashi që sipas tij implikohet më shumë Agron dhe Fatmir Xhafaj.

(d.d/BalkanWeb)